Këngëtari i njohur, i ftuar në emisionin “Pasdite në Top Channel”, shpjegoi arsyet se prej kohësh I ka munguar skenës muzikore shqiptare dhe arsyen që e detyroi të bijën të largohej nga Shqipqria.

Sipas Gjergj Jorgaqit, konkurrenca nuk është aspak e drejtë në botën e muzikës, ndaj mendon të sjellë në skenë projektet e tij kur gjërat të bëhen në mënyrë më profesionale.

“Muzika po degjeneron fare. Po zhduken profesionistët. Nëse deri dje, për të bërë një album na duheshin minimumi 2 muaj, sot e bëjnë brenda disa ditësh duke vjedhur orkestralet në internet.”

“Ka ikur nga Shqipëria për shkak të zhgënjimeve. Mentaliteti shqiptar, mënyra si përzgjidhen gjërat… marrin modele, i bëjnë këngëtare për një muaj dhe i lënë. Ky është prostitucion muzikor. Çdo material e kam bërë për vajzën në 10 vitet e fundit, por vendosi të largohej nga këtu. E hoqa me dëshirë nga muzika dhe vazhdoi për psikologji”.

“Nuk mund të dal të tregoj aftësitë e mia në skenë kur konkurroj me një vajzë që del me mbathje. Kjo është arsyeja që nuk dal më në skenë. Zhgënjimi vjen kur bëhet një kala me faktorë. Unë kam çarë me fuqitë e mia, edhe pse isha mashkull. Femrat e kanë 50% fasadë suksesin dhe e kanë më të lehtë për të care. Kur të bëhen gjërat në mënyrë profesionale, mund të kthehem.”/TCH/