Vlerësohet i paligjshëm nga Prokuroria e Durrësit arrestimi i të riut Almarjo Xhebexhia në Durrës.

24-vjeçari u arrestua nga policia i akuzuar për veprën penale “Heqje e paligjshme e lirisë” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”.

Sipas prokurorisë së Durrësit, 24-vjeçari nuk ka konsumuar veprën penale të pengmarrjes.

I riu u akuzua se mbajti pa dëshirën e saj në hotel dhe dhunoi një shtetase ukrainase.

24-vjeçari, sipas policisë, i ka shkaktuar dëmtime të rënda vajzës së re.

Mësohet se i riu nuk është derguar nga Prokuroria në Gjykatë, por është liruar menjëherë.   

K.H.