6 persona mendohet se kanë vdekur pasi një person me kamionçinë përplasi çiklistët në korsinë e biçikletave në zonën e Manhattan në Nju Jork.

Shoferi kaloi nga rruga “Houston” drejt “Tribeca-s” dhe përplasi çiklistët, ndërkohë që mendohet për 6 të vdekur.

Pas përplasjes, agresori ndaloi kamionçinën e tij kur kjo e fundit u përplas me autobusin e një shkolle aty pranë, doli me një armë false në dorë, duke u qëlluar më pas në këmbë nga policia.

Ai u dërgua menjëherë në spital, ku ndodhet nën masa të rrepta sigurie. Një nga personat dëshmitarë në vendngjarje ishte dhe këngëtari i njohur Josh Groban, i cili tha se dëgjoi të shtëna teksa vraponte me qenin e tij.