Dy persona dyshohen të kenë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur, pas të shtënave me armë zjarri dhe një sulmi me kamion në Manhattanin e poshtëm.

Incidenti thuhet të ketë ndodhur pranë rrugëve “Chambers” dhe “Houston”. Raportimi i parë mbi incidentin është bërë nga radio-skaneri i Policisë së Nju Jorkut, rreth orës 15:20 me atë lokale.

Departamenti i Policisë konfirmon se është arrestuar një person në lidhje me incidentin, por hetimet janë duke u zhvilluar.

Raportime të tjera mbi incidentin sugjerojnë se një kamion është drejtuar drejt një zone biçikletash, e ka shtypur aty çiklistë dhe këmbësorë.