Moderatori dhe aktori i humorit, Ermal Mamaqi ka postuar në instagram një video ku shfaqet në shtrat me Amin, në dhomën e një hoteli në Londër.
Duke qënë se është festa e Halloween-it, Ermali ka menduar të trembë Amin e cila është shtatzënë.
Reagimi i Amit pasi është trembur është kthyer në hit nëpër komentet e ndjekësve të bashëshortit të saj.
“Gomar”, i thotë Ami duke qeshur dhe mund ta lexoni me dhjetëra herë atë fjalë nga komentuesit të cilët nuk kanë harruar dhe ta kritikojnë Ermalin që po tremb Amin ndërsa ajo është shtatzënë.





