Ish-kreu i SHISH, Visho Ajazi Lika që u dorëhoq sot nga detyra nuk ka pasur asnjë presion, por ka dashur të bëjë një tjetër hap në karrierë dhe ambicien e tij i vetmi që e ka ditur është kryeministri Edi Rama.

“Ka konkurruar para 5 muajsh për një pozicion në Bruksel, ka konkurruar në një konkurs me dosje. Është një detyrë në rang ndërkombërar në Bruksel. Është bërë një hap i tillë në dakordësi me kryeministrin Rama, i cili e dinte një gjë të tillë. Ishte i vetmi që nuk u befasua. Nuk ka pasur as presion dhe asgjë tjetër. Reagimet politike kanë qenë për shkak të paqartësisë që shoqëroi këtë çështje”,- tha Vangjeli.