Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka bërë një deklaratë të fortë sot në studion e “Opinion” kur tha se ish-kreu i SHISH, që u dorëhoq sot, Visho Ajazi ia la dorëheqjen në tavolinë para 6 muajsh kryeministrit, por Rama i kishte kërkuar të rrinte në detyrë deri në momentin që do i kërkohej.
“Gjashtë muaj më parë Visho Ajazi i ka kërkuar dorëheqjen Ramës. Ia ka lënë në tavolinë. Vishos i është kërkuar të rrijë në detyrë. Para 6 muajsh e ka lene doreheqjen ne tavoline dhe i ishte kërkuar të rrijë në detyre deri në ate cast që do i duhej. Mesa duket Ramës tani i duhej për të tërhequr vemendjen nga çështja ‘Tahiri’”,- tha Manjani.





