Në një njoftim për mediat, zyra e shtypit në kryeministri ka bërë publik emrin e drejtorit të ri të SHISH, pas dorëheqjes së dhënë nga Visho Ajazi Lika.

Drejtori i ri i SHISH do të jetë Helidon Bendo, aktualisht zëvendësdrejtori i ri i Shërbimit Informativ Shtetëror.

Njoftimi nga kryeministria

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim 30 minutësh me Presidentin e Republikës, ku paraqiti propozimin për lirim të Drejtorit të Shërbimit Informativ, Visho Ajazi, dhe emerim në këtë detyrë të zv.drejtorit të Shërbimit Informativ, Helidon Bendo.

Propozimi i kryeministrit për lirim dhe emërim në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror, erdhi pas dorëheqjes nga detyra të drejtorit të këtij shërbimi, të cilën kryetari i qeverisë e mirëpriti duke e falenderuar zotin Visho Ajazi për kontributin e tij.