Kryeministri Edi Rama ka dhënëmesazhin e parëpas zgjedhjeve vendore në Maqedoni. Me njëpostim nëfaqen e tij në“Facebbok”, Rama uron partitëshqiptare dhe uron për sa mëshumëbashkëpunim për tëmirën e vendit dhe të njerëzve.

“Urime partive shqiptare për zgjedhjet vendore në Maqedoni e sa më shumë punë e bashkëpunim për të mirën e vendit e tënjerëzve pa dallim”,shkruan Rama në “Facebook”.

Në bazë të të dhënave nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve të kumtuara të dielën në orën 23:00, nga komunat që garuan në balotazh, Lidhja Social-Demokrate e kryeministrit Zoran Zaev ka fituar në 17 komuna, kurse VMRO-DPMNE e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski ka dalë fituese vetëm në dy komuna.

Sa i përket bllokut politikshqiptar, kandidatët e Bashkimit Demokratik për Integrim kanë fituar në 6 komuna, Aleanca për Shqiptarët do të drejtojë 3 komuna, ndërkaq Lëvizja Besa dhe Partia Demokratike Shqiptare do të drejtojnë nga një komunë. Një komunë do të drejtohet nga një kandidat i pavarur.

Mbetet të përpunohen të dhënat edhe për 4 komuna, ku sipas të dhënave të KSHZ-së, në dy prej tyre prin BDI-ja dhe dy të tjera LSDM-ja.

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Cicakovski tha se zgjedhjet ishin të qeta, sipas standardeve demokratike, dhe në përputhje me kushtetutën e Maqedonisë dhe rregullativën pozitive ligjore.