Ndarja në mënyrë të papritur nga jeta e gazetares Adelajda Xhamani ka lënë të pikëlluar jo vetëm familjarët e saj, por edhe miqtë, të njohurit, kolegët e fansat.
Gazetarja Klodiana Haxhiaj, kolege kohë më parë në televizionin Neës24 me Adelën shpreh dhimbjen e saj për humbjen e 31-vjeçares.
Duke sjellë në kujtesë edhe ndarjen nga jeta të një tjetër gazetareje të po të njëjtit televizion Haxhiaj shkruan në një postim të saj në Facebook: Sot qe te besohej ikja e Adeles, vajzes qe theu tabute e nje brezi te tere vajzash ne kerkim te vetvetes, duhet te lexoja statuset pa fund ne rrjetet sociale te qindra miqve e dashamiresve. Leda iku ashtu ne nje dite korriku perveluese, duke therur njesoj edhe ti sot! Vajzat e redaksise kishin ngrire mengjesin e sotem! Te BalkanËebit ua kishe lidhur duart! Nuk i lidhnin fjalet per ikjen tende! Leda ka dale e te pret krahehapur Adele sot!
Postimi i plotë i gazetares Klodiana Haxhiaj
Per Leden dhe Adelen! Te miret i zgjedh Zoti prane vetes!
Leda dhe pastaj Adela. Te dyja njesoj! Kete mengjes kur Filja me dha lajmin e ikjes tende, me rrenqethi . Filli keputet ku eshte me holle I thashe! Nuk e di pse Leda e Korces me qendronte si pikecuditese mbi koke! Mu kujtua ajo dite kur percollem Leden ne stafi I Neës24 e qindra kolege e qytetare te Korces! Se bashku te gjithe! Kur u kthyem pasditen e vone drejtor Kasemi na uli buze liqenit te Pogradecit per kafe te gjitheve. Te thyente te gjithe ate trishtim te ikjes se Ledes 29 vjecare para kohe ne ate aksident te tmerrshem, beme pak shaka me ty! Te thumbonim se duhet te na mblidhje ne dasem! Po the se nuk e kishe gjetur njeriun e duhur! Zoti I sjell me nje qellim ne jete njerezit!
Sot qe te besohej ikja e Adeles, vajzes qe theu tabute e nje brezi te tere vajzash ne kerkim te vetvetes, duhet te lexoja statuset pa fund ne rrjetet sociale te qindra miqve e dashamiresve. Leda iku ashtu ne nje dite korriku perveluese, duke therur njesoj edhe ti sot! Vajzat e redaksise kishin ngrire mengjesin e sotem! Te BalkanËebit ua kishe lidhur duart! Nuk i lidhnin fjalet per ikjen tende! Leda ka dale e te pret krahehapur Adele sot!
Adela u be frymezim I mijera vajzave si vajza me guximin dhe perpjekjen e vazhdueshme per te ecur perpara. Leda ishte shpirti i lire me dashuri te madhe, qe kish shkelur mbi mentalitetin e qytetit te saj ashtu si Adela.
Edhe Leda jetonte prej kohesh e vetme! Te vetme te dyja! Pa mbeshtetur krahun ne nje sup apo pa ndare frikerat e nates qofte edhe me nje mashkull te zakonshem! Adela vajze e re, ne nje moment te zakonshem, ne prag mengjesi nuk pati dike prane qofte edhe te fuste mjeket brenda apartamentit per te marre e dhene ndihmen e pare.
Adela me thane se e kishe lene deren e apartamentit hapur qe mjeket te hynin shpejt e pa pengesa brenda. Me thane se ambulanca shkoi shpejt pasi u lajmerua nga miqte e saj por mjeket nuk kishin adrese ku te hynin, ku mjeket t’i jepnin ndihmen e pare. Kur shoket e tu te ngushte mberriten ne hyrjen e apartamentit se bashku me mjeket kete mengjes, deren jua kishe lene hapur, por shpirti yt kish fluturuar shpejt lart. Kishe fluturuar lart e larg. Nuk kishe pritur edhe ca minuta! U largove shpejt se engjejt nuk rrine ne toke! Adela ti ke meriten e madhe qe te gjithe ata qe dikur hodhen balte mbi ty, per shume arsye sot te ndjehen fajtore!
E para tregove se ajo puthje e dhene ne Big Brother, ishte e ndjere, te kishte skuqur e Te kish lene pa fryme, ndjeheshe jo pak ne dileme, Te pranoje nje dashuri te re publikisht ne kushtet e tua ekstreme!
Tani puthjet ne Big Brother, jane aq te rendesishme si uji lavamanit. Ajo puthja e saj beri aq shume buje aso kohe! Jeta eshte kaq e shkurter sa fiket kaq shpejt! Ja si kete mengjes vjeshte u fik per Adelen !
Ate kohe e qava Leden! I thashe te ngrihej se koha ishte te mos ikte! Sot e di qe kane shkuar ne nje vend me te mire te dyja! Ketu e bene revolucionin e tyre! E shenjuan kohen e tyre!!
Mungesa e nje dashurie, mungesa e adreses se apartamentit, apo semundja e pakuruar, nje mije arsye te qenesishme e po aq te forta qendrojne pas ikjes tende. Asnje prej tyre nuk ndryshon faktin qe apartamentin e frymoje e vetme si nje besimtare e devotshme qe ishe! Ti mbetesh shembulli i bukur i nje jete te keputur ! Mbetesh shembulli i denje i vajzave se duhet te luftojne per te ecur perpara! Me thane shoqet tona, se arkivolin ta kane mbyllur! Nena jote do te te qaje me ligje, se te kishte te bukur jashte e brenda shpirtit! Shoqet tona te perbashketa, me thoshin se do mblidheshim ndonje fundjave.
Ca kohe me pare me the te benim nje mbledhje vajzash nga shtepia ime ndonje fundjave qe nuk do te vije asnjehere!
Leda dhe sot ti! Mirupafshim engjej! Parajsa eshte juaja!





