Një sherr i madh ka shpërthyer në një lokal në Durrës që ka degjeneruar deri në përdorimin e sendeve të forta. Si pasojë, janë plagosur 3 persona, mes të cilëve edhe një grua, ndërsa është arrestuar autori.

Ai është Xhofo Stafa 21 vjeç, banues në Durrës, që ra në prangat e Specialistëve për Krimet, ndërsa ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasve:

• M.L. 22 vjeç, banues në Durrës;

•A.R. 18 vjeç, banues në Durrës.

Më datë, 28.10.2017, shtetasit e mësipërm, në ambientet e një lokali në lagjen nr.5, për motive të dobëta kanë goditur me mjete të forta (dorezë) shtetasit P. M. 44 vjeç, A. M.33 vjeçe dhe D.M. 20 vjeç, banues në Durrës”, bën të ditur policia e Durrësit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale:

• “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Plagosja e lehtë me dashje” në bashkëpunim në ngarkim të shtetasit Xhofo Stafa parashikuar në nenet 279 dhe 89, 25 të Kodit Penal;

• “Plagosja e lehtë me dashje” në bashkëpunim në ngarkim të shtetasve M.L. dhe A.R. parashikuar në nenin 89, 25 të Kodit Penal.