Kur është fjala tek djemtë e kombëtares shqiptare, shpesh interes ka pasur edhe mbi jetën private të tyre. Në disa raste, ata kanë furnizuar portalet me lajme nga fejesat e martesat, pushimet romantike e jo vetëm.

Por, duket se një prej tyre ia ka dalë të mbajë këtë pjesë komplet të fshehur. Besoni ose jo, Shkëlzen Gashi është prej vitesh i martuar!

Prive.al ka arritur të zbulojë se futbollisti i njohur i cili luan për Koloradon është i martuar qysh në vitin 2013 por këtë pjesë e ka mbajtur plotësisht sekrete.

Nuk dihet nëse përgjatë këtyre katër viteve Shkëlzeni është bërë baba por me mbajtjen e gjërave aq hermetike, kjo nuk do të përbënte diçka të papritur.