Prej disa kohësh, vajzat e modelingut dhe jo vetëm kanë krijuar konceptin se të qënurit e bukur duhet të jesh domosdoshmërisht e dobët dhe elegante.

Por ishte modelja ‘plus-size’, Ashley Graham e cila bëri ‘revolucion’ në këtë drejtim, duke iu dëshmuar të gjithëve se ‘bukuria vjen në forma të ndryshme’ dhe duke ndihmuar në ndërgjegjësimin e femrave të përmasave të ndryshme të pranojnë dhe të duan veten ashtu siç janë.

Në vendin tonë, një trend të tillë e sjell Elda Koçia, e cila e ftuar në emisionin “Oktapod”  është shprehur:‘Përpara se të bëni çdo dietë të mundshme, provoni të dashuroni njëherë veten tuaj siç jeni.’

Dalëngadalë 23-vjeçarja po shndërrohet në Ashley Graham shqiptare e cila promovon imazhin e një vajze të kolme por mjaft të lumtur. Ajo ka më shumë se 18 mijë ndjekës në Instagram ku poston foto të ndryshme.