Pas kontrollit të ushtruar nga AKU Durrës në një magazinë të produkteve ushqimore në Sukth, policia e Durrësit ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për administratorin e këtij subjekti tregtar.

Sipas policisë së qytetit bregdetar, “u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin F.D vjeç 53 banues në Shijak, administrator i subjektit ambalazhim, paketim dhe tregtim të produkteve ushqimore, pasi dyshohet se gjatë kontrollit nga AKU janë konstatuar kushte të papërshtatshme për ushtrim aktiviteti”.

Biznesmeni nga Shijaku akuzohet për veprën penale “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë”.

Një ditë më parë, DurrësLajm denoncoi mungesën e informacionit në njoftimin e AKU Durrës për aksionin e ndërmarrë në magazinën ku ndodheshin tonelata me produkte ushqimore që prisnin të hidheshin në treg për t’u blerë nga konsumatorët shqiptarë.