Ndonëse pas zgjedhjeve të përgjithëshme të 25 qershorit, ai nuk është më pjesë e kabinetit qeveritar, ish-ministri i qeverisë "Rama 1" është gjithmonë aktiv dhe reargues për ngjarjet e aktualitetit, edhe pse jo në një mënyrë të drejtpërdrejtë.

Bëhet fjalë për ish-ministrin e drejtësisë, Ylli Manjani i cili me postimin e tij të fundit në facebook ndan dilemën e momentit.

Në fotografinë e nxjerrë nga Manjani, shfaqet një dorë vajze që po mban një prezervativ, me figurën e presidentit rus Vladimir Putin.

Ish-ministri Manjani shkruan, “Të mbrohesh nga Rusët, apo të mbrohesh me Rusët, kjo është çështja?!”, duke dashur të thumbojë vijimësinë e ngjarjeve më të diskutuara përgjatë këtyre ditëve.