Ditën e sotme ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ka marrë një ftesë nga prokurori Besim Hajdarmataj për t'u paraqitur pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda në orën 14:00 për të dëshmuar.
Pak para se ai të paraqitej në Prokurorinë për Krimet e Rënda për t’u marrë në pyetje, Tahiri është fotografuar teksa ecën përballë Kryeministrisë me bashkëshorten e tij.






