Saimir Tahiri po dëshmon te Krimet e Rënda për dosjen Habilaj. Mësohet se dëshmia e Tahirit po merret në katin e dytë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ku gjatë procesit të marrjes në pyetje, Tahiri ka kërkuar të konsumojë cigare. Ka qenë shoferi i tij që ia ka çuar cigaret në prokurori.
Tahiri po merret në pyetje nga dy prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Premçi.





