Modelja  që  po  thyen  barrierat  e  modelingut po kalon pushimet e radhës në Bahamas. 29-vjecarja tërheq vëmendjen e publikut edhe kur nuk është në pasarela.

Ashley Graham në videon e fundit shfaqet me bikini të bardha dhe ka zbuluar se ka dhe një tatuazh në trup, një akrep, shenja e horoskopit të bukuroshes e cila ka lindur më 30  tetor.

Modelja ka lançuar së fundmi dhe linjën e veshjeve për gratë me masa të mëdha. 

Ashley ka marrë dhe komplimente nga këngëtarja Rihana për  mënyrën e thjeshtë  që shfaqet në publik pa komplekse dhe ashtu siç ajo është në të vërtetë.