Disa ditë më parë, kryeministri Rama sulmoi dhe ofendoi gazetarët jashtë ambienteve të Kuvendit teksa foli për kërkesën e prokurorisë së Krimeve të Rënda e cila kërkoi arrestimin e Saimir Tahirit si dhe rrëzimin e kësaj kërkese nga mazhoranca në Kuvend.

Por teksa debatet për ofendimin e kryeministrit Rama vazhdojnë ende, duket se edhe ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati po ecën në gjurmët e tij.

Ministri Bushati ka publikuar një status në Facebook me disa foto turistike, ndërsa thotë se Shqipëria është më e bukur se ajo që paraqitet në kronikat e lajmeve.

STATUSI I PLOTË

Shqiperia është më e bukur se kronikat e lajmeve apo debatet e parlamentit
Fotografitë e shkrepura nga njerëzit e zakonshëm, shqiptarë apo të huaj, flasin më qartë se sa sherrnajat për efikasitetin e programit të Rilindjes Urbane. #ColoursofAlbania.