“Në Valbonë te Margjeka”, është shfaqur këtë mëngjes të bukur vjeshte, Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Aurela.
Duket se lideri i demokratëve ka lënë për pak orë Tiranën e zhurmshme, për të shijuar ajrin e freskët në bjeshkët e Tropojës.
Mësohet se Basha do të jetë sot në Tropojë për një aktivitet ku do përurohet shtatorja e Azem Hajdarit. Siç duket ka përfituar për të bërë një ndalesë me të shoqen në një nga vendet më të bukura të Veriut.





