Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi pritet të bëhen prindër për herë të dytë dhe Joeli së shpejti do të bëhet me një motër.

Lajmi është dhënë nga komediani disa kohë më parë, ndërsa ditën e sotme ai ka postuar këtë një foto me bashkëshorten e tij, ku shfaqen duke pirë kafen e mëngjesit.

E krahas fotos Ermali ka shkruar: “Dy prindër të lumtur”! Nga fotoja duket se shtatzënia është e dukshme tek Ami, e cila shfaqet me forma të rrumbullakosura dhe plot nur.