Policia e Durrësit ka dhënë detaje lidhur me zjarrin e rënë në banesën private në lagjen nr.13.

Në një njoftim paraprak për mediat, burimet zyrtare bëjnë me dije se ngjarja është regjistruar në orën 07:15 të mëngjesit të kësaj të premteje.

“Më datë 11.06.2021, në orën 07:15, në lagjen nr.13, Durrës, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit R. M., nga e cila nuk ka persona të lënduar. Shërbimet e zjarrfikëses dhe shërbimet e Policisë  në vendngjarje kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, vijon puna nga Grupi Hetimor për përcaktimin e shkakut të zjarrit. Pak më parë “DurrësLajm” raportoi se nga zjarri u shkrumbua plotësisht kati i dytë i shtëpisë private, ndërsa fatmirësisht nuk pati persona të lënduar nga ngjarja e rëndë, e cila dyshohet se është shkaktuar nga një fëmijë i mitur.