Alketa Vejsiu është parë prej vitesh të moderojë spektakle të ndryshme televizive duke vjedhur zemrat e publikut.
Ajo nuk është thjesht një moderatore spektaklesh, në CV e saj renditen eksperienca pa fund, mes të cilave si këngëtare, sipermarrëse dhe së fundmi dhe shkrimtare.
Në postimin e saj të fundit Alketa na ka njoftuar se ka shkruar librin e saj të parë, ‘Të jetosh bukur’. Ky libër është frymëzuar nga jeta dhe eksperianca e saj.
‘Çfare prisni te lexoni tek Libri im "Te jetosh bukur"? Pres sugjerimet tuaja qe jane tregues shume i rendesishem per ate qe duhet te shkruaj…
Ky liber nuk eshte roman, por eshte nje udhezues i mbushur me frymezim dhe eksperienca jete dhe pune qe do ti ndaj me njerzit e afert dhe me shqiptaret qe me mbeshteten te behem kjo qe jam! Me shkruani sugjerimet tuaja ketu poshte????
Mund t'i shkruani ne forme pyetje qe ne fund te mund ta publikoj si interviste…’– ka shkruar Alketa në postimin e saj. Ndërkohë detaje të këtij projekti Alketa i ka zbuluar muaj më parë.
'Është një libër që ka në fokus punën time si sipërmarrëse dhe gjithashtu atë televizive duke gërshetuar edhe pak biografi në të. Uroj që të jetë frymëzues për të rinjtë që duan të besojnë fort tek një ëndërr dhe të punojnë shumë për ta arritur, e gjitha duke pasur si referim përfundimet praktike që kam arritur këto 19 vjet punë, e cila ka nisur kur isha vetëm 12 vjeç,”– thotë Vejsiu.





