Joleza Koka ka sulmuar televizionin Klan, emisionin "STOP" dhe më konkretisht, Saimir Kodrën.
Nëpërmjet një statusi në "Facebook", Joleza e cilëson televizionin Klan si shantazhues dhe sjell edhe një herë në kujtesë një video të STOP-it, e cila u censurua nga AMA.
Koka shkruan se këta persona shajnë shtetin nga mëngjesi deri në darkë, ndërsa gratë e tyre i kanë punësuar në institucione shtetërore.
STATUSI I PLOTË
Heshtet sepse TvKlan është një televizion shantazhues që asnjë njeri i vetëm nuk i konkuron dot në rrugë ligjore as nga burimet njerëzore, as nga paratë e as nga koha që harxhojnë për të ngritur kurthe.
Vetëm pak javë më parë i dërgova AMAs një peticion për emisionin Stop ku Saimir Kodra i thërret vajzat 'Kafshë, ju jeni kafshë dhe kafshët nuk flasin'. AMA u tregua shumë profesionale dhe emisioni u fshi nga YouTube, por brenda 24 orëve emisioni Stop prodhoi një kronikë, që e panë mijëra njerëz dhe më akuzuan drejtpërsëdrejti si njeri, që ka marrë rrogën në Mmsr dhe ska vajtur në punë.
Unë mund të isha ankuar dhe të thoja: ky është një lajm i pavërtetë dhe lehtësisht i verifikueshëm, mjafton që të pyesni gruan e Saimir Kodrës që punon tek burimet njerëzore në Mmsr ku rrogat shpërndahen me firmën e saj. Po ca vlerë ka kur të gjithë e dinë që këta kërcënojnë gjithë dynjanë. Këtej e shajnë shtetin nga mëngjesi në darkë e këtej e kanë siguruar nga një vend pune për gratë e tyre.
E madje vajzat nuk trajtohen as si kafshë, se për të drejtat e kafshëve është çuar e ka protestuar i madh e i vogël. Në këtë video janë kthyen në mbulesë tavoline, ka ngelur vetëm të fshijnë këpucët me to. Nuk është skandal seksual, është objektifikim i grave dhe vajzave në vendin e punës/media.





