Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur kontrollin e shtëpisë së ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Kanë qenë 4 oficerë të Policisë Gjyqësore të kësaj prokurorie të cilët kanë mbërritur rreth orës 14.00 në shtëpinë e Tahirit.

Kontrolli i Prokurorisë vjen një ditë pas dhënies së autorizimit nga Kuvendi për hetim dhe kontroll personal e të banesës së ish-ministrit.

Jashtë shtëpisë së tij ndodhen edhe gazetarë të shumtë, megjithatë teksa po futej për në banesë Tahiri nuk ka pranuar të prononcohet.