Policia ka arrestuar 19-vjeçarin Jehon Breçani, djalin e ish-zv/drejtorit të Policisë, Erzen Breçani, pasi një ditë më parë aksidentoi me makinën e tij tip “Benz” 24-vjeçaren Xhesina Gega në Tiranë.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit J. B., 19 vjeç, pasi ditën e djeshme në rrugën “Xhanfize Keko”, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen Xh. G., 24 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.