Reperi nga Kosova, Getinjo njoftoi se këto ditë do publikojë hitin e ri muzikor "Mucho Dinero".

Duket se ai është tërhequr nga gjuha spanjolle dhe ka zgjedhur të paraqitet si personazhi i filmit të njohur "The Joker".

“Nuk është Halloween, por është Getinjo”, thotë ai në një pjesë të tekstit që ka publikuar.

Pritet që këto ditë të sjellë këngën e plotë pasi do të festohet edhe nata e famshme, dedikuar të vdekurve.

Shumë njerëz vishen me kostume të ndryshme të frikshme, të frymëzuar nga personazhe filmash, insekte apo kafshë. Kjo është mënyra e Getinjos për të tmerruar ndjekësit e tij, por duke i dhuruar një projekt të ri muzikor.