Ish-deputeti socialist i qarkut të Lezhës, Eduart Ndocaj ka zgjedhur një mënyrë mjaft të veçantë për të protestuar për sulmin e kryeministrit Rama ndaj gazetarëve.

Ish-deputeti kaubojs, ka postuar në profilin e tij në ‘Facebook’ një pikturë-karikaturë.

Silueta e një njeriu me sy e lot të kuq, me tym që nxjerr nga hundët e para të vendosur disa mikrofonë.

“Po më çmend media e lirë”; “Gazetar koti”; “Duhen arrestuar. Po-po Fuga të gjithë”; “Media kazani”; “Doni të dini gjithçka, unë jam këtu për ju”, janë disa nga fjalët e shkruara përreth portretit.

“Protesta ime në mbrojtje të gazetarëve të dhunuar nga Rama”, shkruan Ndocaj krahas fotos.