Pas përplasjes së kryeministrit Rama me gazetarët ditën e djeshme, pasi u votua kundër arrestimit të ish-ministrit Saimir Tahiri nga maxhoranca, ka reaguar edhe djali i ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzeni.
Nëpërmjet një statusi në 'Facebook', Shkëlzen Berisha shkruan se ajo që ndodhi dje, ka 20 vjet që ndodh por që parlamenti nuk zhvesh nga imuniteti një të dyshuar për trafik droge është hera e parë.
STATUSI I PLOTË
Ajo që ndodhi mes Ramës dhe gazetarëve ka 20 vjet që ndodh, por është hera e parë që parlamenti refuzon të zhveshë nga imuniteti një të dyshuar për trafik ndërkombëtar droge. E keqja ka shkallë! Gazetarëve nuk duhet t’u bëjë përshtypje mungesa e edukatës dhe respektit nga ana e kryeministrit, kur ai është kapur peng nga trafikantët e drogës!





