Moderatorja e njohur dhe mjaft e pëlqyer nga publiku, Luana Vjollca e ftuar këtë mëngjes në emisionin “Wake Up” ka dhënë disa detaje për programin e saj më të ri që pritet të fillojë të shtunave në Top Channel.
“Shiko kush luan” do të jetë jo vetëm garë, në formën e quizz-it, por një “show” siç e do e shtuna në mbrëmje. Jemi munduar të bashkojmë garën dhe spektaklin për të nxjerrë diçka të mirë. 10 vite në Top Channel më kanë bërë të kuptoj se çfarë kërkon një mbrëmje “prime time”, tha Luana, e cila zbuloi se do të ketë edhe çmime për fituesit.
“Do të ketë çmim për tre personazhet e skuadrës fituese, por nuk dua ta zbuloj tani çmimin”
Luana gjithashtu zbuloi se pjesë e puntatës së parë do të jenë Jonida Maliqi, Mc Kresha dhe Lyrical Son.





