Ambasadori amerikan në vendin tonë, Donal Lu, ka folur për herë të parë për çështjen e shumë diskutuar përgjatë këtyre ditëve në vendin tonë.
Gjatë një aktitiviteti për arsimin në Shqipëri Lu u ndal edhe tek çështja Tahiri.
“Nuk më takon të them nëse Saimir Tahiri është fajtor, apo jo. Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin. Publiku duhet të dijë të vërtetën për ish-ministrin Saimir Tahiri. Nëse ai është pa faj duhet të dini, nëse është me faj duhet ta dini”,- është shprehur Donald Lu.





