Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar emrin e një tjetri oficeri policie që flet për lidhjet e Habilajve. Bëhet fjalë për Antonio Nazeraj, një oficer antidroge në Policinë e Fierit, i larguar nga detyra.
Sipas dëshmisë së tij, të cituar nga Berisha, Habilajt me makinën e ish-ministrit Saimir Tahiri refuzonin kontrollet e policisë dhe në një rast të shoqërimit të tyre u urdhërua lirimi i tyre dhe bëri që ai të vihej në shënjestër për eliminimin fizik dhe nisjen e procedurave për largimin e Nazerajt.
STATUSI I BERISHËS:
Nje oficer tjeter i antidroges kryqezon Tahirin, verteton lidhjet e tij kriminale me Habilajt!
Te dashur miq, perveç Zaganit nje oficer tjeter i antidroges se Fierit, Antonio Nazeraj deshmon ne media:
– Habilajt me makinet e Tahirit me targe AA003..refuzonin kontrollet e policise,
– pas shoqerimit te tyre, ne nje rast ne polici, jo vetem u urdherua lirimi i menjehershem i tyre dhe makines por
– beri qe ai te vihej ne shenjester te bandes per eleminimin e tij fizik dhe,
– nisjen e procedurave qe sollen largimin e tij nga policia!





