Analisti Andi Bushati, ka reaguar pas debatit të kryeministrit Edi Rama me gazetarët gjatë prononcimit sot pas seancës ku u rrëzua kërkesa e Prokurorisë për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Nëpërmjet një statusi në facebook, me ironi Bushati shprehet se ka pak ekzagjerim në revoltën e reporterëve pasi Rama është shok i ngushtë i Frrokut, Ndokës, Prengës edhe Elvis Rroshit.

STATUSI I PLOTË

Ka pak ekzagjerim në këtë revoltën e reporterëve me Ramën. Ne gazetarët mikrofonin mund t’ia zgjasim edhe Habilajve, edhe Frrokut edhe Ndokës edhe Prengës edhe Ervis Roshit. Ata mund të na ofendojnë madje mund të guxojnë edhe më shumë. Ata atë tip kanë dhe ne e kemi marrë këtë parasysh që kur kemi zgjedhur këtë profesion. Atëherë pse duam të trajtohemi ndryshe nga shoku i tyre i ngushtë???