Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka reaguar pas shpërthimit të kryeministrit ndaj gazetarëve ditën e sotme nëpërmjet një statusi në profilin e tij në facebook.

Vasili me ironi shkruan të mbyllen të gjitha mediat e tjera se nuk na duhen, përsa kohë kemi ERTV-në.

REAGIMI I PLOTË

Tani vetem kjo ERTV-ja nuk eshte media kazani.
Ta gezojme ERTV-ne, stacionin e vetem objektiv, krejt te pavarur nga kryeministri dhe te lire nga qeveria.
Me ERTV-ne perpara per fitorje te reja.
ERTV-ja i vetmi televizion profesional ne Shqiperi, mediat e tjera s’na duhen “fare”; kujt i duhen, le t’i mbylle kryeministri mos ta zgjase hic.