Kryeministri Edi Rama ndodhet në Kuvend, ku sot do të votohet për fatin e ish-ministrit Saimir Tahiri nëse do të arrestohet apo jo, siç kërkon Prokuroria.
Ai është parë në bisedë “kokë më kokë” me ministrin Ditmir Bushati teksa fliste deputeti i PD Enkelejd Alibeaj i cili lexonte raportin e opozitës për Tahirin.
Ndërsa është parë jo i qetë, duke krruar shpesh kokën, Rama në një moment që fliste Alibeaj u çua nga vendi dhe u kthye pas duke folur me kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi.





