Një vajzë 16-vjeçare nga Durrësi ka tentuar të vrasë veten duke konsumuar detergjent.
Sipas njoftimit të policisë, mësohet se ngjarja ka ndodhur ditën e diel në banesën e adoleshentes me iniciale S.H., në lagjen nr. 17 të qytetit.
Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes dhe arsyet që e shtynë të renë drejt këtij akti të rëndë.
Aktualisht, ajo ndodhet në QSUT “Nënë Tereza” nën kujdesin e mjekëve.
Policia po punon për zbardhjen e rastit.





