19 shtator 2026– Moti gjatë ditës së sotme do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta, si pasojë e masave ajrore që vijnë nga Jugperëndimi i Europës.

Sipas parashikimit të MeteoAlb, vranësirat do të jenë më të dukshme në zonat Jugore dhe Juglindore, ku priten reshje shiu, herë pas here në formën e rrebesheve.

Gjatë orëve të pasdites, vranësirat do të vijojnë në të gjithë territorin, ndërsa në gjysmën Lindore priten rrebeshe të izoluara. Gjatë natës, situata meteorologjike pritet të përmirësohet gradualisht.

Temperaturat në rritje

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në orët e mëngjesit, ashtu edhe gjatë mesditës. Vlerat minimale do të regjistrohen në Pukë, me rreth 11°C, ndërsa temperaturat maksimale do të ngjiten deri në 36°C në qarqet e Elbasanit dhe Beratit.

Erë e fortë dhe dallgëzim në det

Era do të fryjë e fortë, kryesisht nga drejtimi Jugor, me shpejtësi që do të kalojë 60 km/h. Për pasojë, në brigjet detare pritet dallgëzim deri në 4 ballë.