“Ai donte të sigurohej që isha e virgjër, sepse kështu donin prindërit e tij…. i betohesha se nuk kisha patur asnjë tjetër para tij…më kërkoi të vishja një fustan të nënës së tij. Pranova nga frika. mi hoqi rrobat me forcë, kreu marrëdhënie pa dëshirën time. Pastaj më tha: “nuk je e ndershme”. Prindërit e tij me thanë “k….”. Më nxorën jashtë. Kjo ndodhi ditën e fejesës tonë. Erdhën prindërit e tij dhe më morën….”.
Kështu nis e rrëfen historinë e saj tronditëse, E., e cila sot është studente. Në 2019, në moshën 17-vjeçare ajo u fejua me shkuesi me K.P. Ceremonia e fejesës, u zhvillua vetëm 10 ditë pas takimit të parë mes 29-vjecarit dhe të miturës. K.P. është dënuar nga gjykata e Tiranës me 6 vite burgim, për akuzën e “marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitur, të moshës 14-18 vjec” dhe pret verdiktin e Apelit.
Rrëfimi i të miturës që u përdhunua ditën e fejesës
E, ka rrëfyer se K.P, është ish i fejuari i saj. Ajo shpjegon se më te u njoh përmes djalit të hallës dhe fillimisht u takuan në një qendër tregftare në periferi të Tiranës. “Mbaj mend se ka qenë data 7 apo 8 mars 2019. Jemi takuar atje, unë me prindërit dhe K me prindërit e tij. Me lejen e prindërve të mi, unë kam dalë me K dhe familjen e tij. Pasi pimë kafe, të gjithë se bashku, prindërit i thanë Kt që shkoi e bëji një grafi për këmbët, sepse atyre ju dukesha se po caloja. Pasi shkuam në spital dhe bëmë grafinë, kam dëgjuar doktorin duke iu thënë prindërve se nuk ka probleme. Pas kësaj me dërguan në shtëpi”, tregon E,.
Pa kaluar as 10 ditë nga takimi i parë, E,. dhe K.P, kanë shpallur fejesën. Pikërisht dita e bashkimit të tyre, u shndërrua një ditë tmerri për të miturën.
“Bëmë fejesën e cila zgjati 2 – 3 orë. Pasi ikën njerëzit e mi më lanë tek shtëpia e Kt, me qëllim që unë të njihesha akoma me djalin, duke qenë se njohja ishte me shkesë. Pasi ikën të gjithë njerëzit K, me kërkoi që të shkonim në kat të dytë të banesës. Ai bëri dush, unë shkova të laja flokët, se kisha gjithë ditën e rregulluar nga fejesa dhe doja të rreguillohesha. K më kërkoi të shkonim te dhoma e tij. Ai këmbëngul;te të kryenim marrëdhënie seksuale, se kështi kërkonte familja e tij, për të parë nëse isha ose jo e ndershme. Unë i thoja që kisha shkuar që të njihesha me të dhe familjen e tij vetëm, kaq. Ai me kërcënoi se nëse nuk kryeja marrëdhënie me të, do të më kthente në familjen time.
Unë vazhdimisht i thoja që nuk kam patur asnjë tjetër para tij. ai vazhdonte me të njëjtat fjalë. Ai më thoshte të vishja një fustan të nënës së tij dhe unë nuk pranoja. Pastaj duke pasur frikë pranova ta vishja fustanin e nënës së tij. Ai më hoqi fustanin e mbathjet me forcë. Unë fillova të bërtisja. Ai nuk ndaloi. Pata dhimbje. Pasi mbaroi ai më thoshte: je e pandershme”, rrëfeu vajza para trupit gjykues. E mitura tregon se familjarët e tij e ofenduan dhe i thënë “je vajzës rrugësh, je imorale”. “Ju thoja se jam e ndershme, e pastër dhe nuk kam pasur asnjë lidhje me djem të tjerë. Ata me nxorën jashtë dhe me lanë të makina e K”, vijon më tej e dëmtuara. Vajza thotë se këmbënguli që të bënte analiza mjekësore, që të vërtetonte se isha e virgjër, që të vërtetonte ndershmërinë e saj. Ekspertët e Mjekësisë Ligjore, kanë konfirmuar se e mitura është zhvirgjëruar me dhunë.