Pas deklaratave të ish-kryeministrit Berisha, i cili e akuzonte se ka dalë në foto me Habilajt, ka reaguar edhe Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri.
Përmes një statusi në facebook, Gjiknuri sqaron se nuk i njeh Habilajt dhe nuk ka patur kurrë marrëdhënie me ta.
STATUSI I PLOTË
A mund ta besojë njeri pinokun dixhital, atë që nuk njihte as baxhanakun e tij dhe nuk e dinte as ku i binte Gërdeci?! Habilajt nuk i njoh e as nuk kam patur kurrë marrëdhënie me ta. Fati i keq i shpifësit dixhital që po detyrohet të sajojë e kërkojë lidhje imagjinare mes morisë së fotografive në takimet elektorale me mijëra qytetarë të Qarkut të Vlorës.





