Fjalimi i kryeministrit Rama, gjatë mbledhjes së Grupit parlamentar të Partisë Socialiste lidhur me çështjen e ish-ministrit të brendshem Saimir Tahiri, ka ngjallur jo pak debate tek klasa politike shqiptare.
Por përveç politikanëve, ajo është komentuar edhe nga gazetari Andi Bushati.
Në një postim në facebook, Bushati shkruan se ato çfarë tha Rama janë fjalim i dikujt, që është në ankth të madh, pasi nuk di se çfarë gjëmash ka në dosjet e tjera përtej Adriatikut.
"Fjalimi i Rames sot: edhe me Saimirin edhe kundër Saimirit, është pasqyrim i ankthit të atij që nuk di se ç’gjëma të tjera ka në dosiet përtej Adriatikut, prandaj ai dhe e mbron dhe e sulmon ish ministrin dhe kujdeset te thotë: un s’kam ditur gjë se ç’bënte ai dhe i kisha lënë dorë të lirë."





