Ai është një këngëtar i njohur dhe i dashur për publikun shqiptar. Ndonëse prej disa kohësh nuk kemi një këngë të re nga ai, sërish mediat kanë shkruar për bamirësitë e shumta të tij.
Këngëtari Kosovar Labinot Tahiri, i ftuar në programin "Lart e Poshtë" të gazetarit, Eraldo Rexho, ka zbuluar një të veçantë të cilën nuk e dinim më parë dhe të themi të drejtën na habiti!
Labinoti nuk e merr kurrë bashkëshorten e tij Anën, në dasmat shoqërore, por vetëm në ato familjare.
Këtë detaj e ka zbuluar vetë këngëtari për programin "Lart e Poshtë" në një mesazh urimi për mikun e tij Labinot Gashi.
Pasi ka uruar gazetarin e njohur, ka pohuar se nuk e merr asnjëherë bashkëshorten në dasma shoqërore, por për dasmën e Labit dhe Qëndresën e ka bërë një përjashtim.





