Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas kërkesës së Artan Hajdarit, avokatit mbrojtjes të ish-ministrit Saimir Tahiri, pasi ky i fundit kërkoi tre ditë kohë për t’u mbrojtur.
Alibeaj nuk e ka mbështetur këtë kërkesë, ndërsa shtroi pyetjen nëse kjo është taktikë për të shtyrë procedimin.
“Të jetë taktikë për të shtyrë procedimin? Nuk do doja ta besoja. Tani duhet të ndalim. Ose ju keni shkelur procedurën ose zotërinj kërkojnë të procedojnë. Sot nuk po vendosim që ti hedhim prangat dikujt. Në kërkojmë që të zbatohen kërkesat e organit të prokurorisë. Ky është thelbi i reformës së madhe në drejtësi. Ku është momenti, që të tregohet pandëshkueshmëria. Unë për mendimin tim është që të vazhdojmë një orë e më parë, që shkelësit të ligjit mos të prishin provat.”





