Këshilli i Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit vazhdon ende diskutimet për qëndrimin që do të mbajë Kuvendi për një kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për arrestimin e ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Avokati i ish-ministrit ka kërkuar afat tre ditor për të dorëzuar faktet mbrojtëse ndaj akuzave të prokurorisë.

“Sot prokuroria ngriti pretendime shtesë kështu që ne duhet ti integrojmë për këtë panel. Për këtë duam një afat të konsiderueshëm. Mbrojtje e arsyeshme kërkon një afat prej 3 ditësh.”