“Ky është Edi Rama: Ka futur njerëz për mospagesë dritash në burg ku janë vetëvrarë, ka futur në burg qytetarë të varfër për ca tulla mur të shtuar pa leje. Dhe do të mbajë të lirë bashkëpunëtorin e tij dhe të krimit të organizuar të kapur në flagrancë para syve të gjithë botës nga antimafia italiane në trafik droge dhe armësh”, kështu ka deklaruar kreu i PD-së Lulzim Basha.
Lideri demokrat ka vijuar me akuzat ndaj Kryeministrit Edi Rama si kokën e krimit dhe drogës në vend dhe kërkon që kjo të marrë fund.
“Ky është narkoshteti. Kjo duhet të marrëfund”, shkruan Lulzim Basha në një postim në “Facebook”.





