Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Silva Caka, ka komentuar sot deklaratën e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj lidhur me pafajësinë e Sajmir Tahirit.

Nëpërmjet një statusi në faqen e saj në  “Facebook”, ajo shkruan se çështja është mbyllur këtu dheTahiri është shpallur i pafajshëm.

STATUSI I PLOTË

"Kryeprokurori, kryegjyqtari, juristi, Ministri i Brendshëm, ish-Kryetari i Komisionit të Ligjeve, ylli i Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, e ka studiuar çështjen mirë (edhe më mirë nga Elisa) dhe ka vendosur të shpallë të pafajshëm Saimir Tahirin nga të gjitha akuzat. Çështja mbyllet këtu dhe mos e zgjasni më! Rroftë reforma!"