Lulzim Basha sulmoi ministrin Fatmir Xhafaj pas akuzave që ky i fundit i bëri organit të akuzës duke e quajtur të përdorur politikisht.

Basha paralajmëroi daljen e informacioneve të tjera për trafikun e drogës, që sipas tij pritet t’i vihen në dispozicion publikut.

DEKLARATA

Opozita ka informacione të besueshme që do t’i vihen në dispozicion shumë shpejt publikut. Xhafaj dhe Rama të largohen nga detyra. Kanë marrë miliona euro ryshfet dhe dhurata për fushatë dhe vunë në dispozicion të krimit portet aeroportet dhe radarët ushtarakë. Ky është solidaritet i kupolës mafioze.Vepra e parë që duhet të bënte Fatmir Xhafaj ishte se duhej të arretsonte të vëllain, që drejtësia italiane e ka shpallur në kërkim. Xhafaj është një levë që Rama e përdor për t’i bërë presion prokurorisë, që tahiri t’ia hedhë.