Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka komentuar zhvillimet më të fundit në lidhje me çështjen Tahiri, hetimet për dosjen “Habilaj” dhe situatën e rendit në vend.

Situata është e rëndë sipas kryeprokurorit, duke ngritur edhe një alarm për kontigjentët kriminalë.

“Prokuroria po ndjek me vëmendje të veçantë, situata është e tensionuar, kriminelët janë shpërndarë në mënyrë alarmante, kryesisht në Vlorë, Lushnje, Elbasan. Detyra jonë është të hetojmë këto raste”, ka deklaruar Llalla.

Sa i përket akuzës së ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj se Prokuroria shiti operacionin e Babicës, kryeprokurori nuk e komentoi duke thënë se nuk e ka dëgjuar një gjë të tillë.