Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i ka dalë në krah paraardhësit të tij Saimir Tahiri dhe ka akuzuar Prokurorinë.
Në një deklaratë për mediat, Xhafaj tha se çështja po përdoret politikisht, ndërsa theksoi se kjo i takon drejtësisë italiane.
Tahiri nuk mund të fajësohet për aq prova sa ekzistojnë deri tani sipas Xhafajsm, dhe sulmet po bëhen nga njerëz të caktuar në Prokurori.
“Provat që kam parë deri tani nuk fajësojnë Saimir Tahirin. Kjo çështje po përdoret nga njerëz të caktuar në Prokurori. Ata që flasin sot nuk kanë asnjë kontribut në çështje. Kjo është një çështje që po shqyrtohet nga drejtësia italiane”, deklaroi ministri i Brendshëm.
Fatmir Xhafaj ka akuzuar gjithashtu se organi i akuzës shiti dhe dekonspiroi operacionin antidrogë në Babicë të Vlorës dy ditë më parë.





