Liderët e vendeve anëtarë të Bashkimit Europian u mblodhën këtë të enjte në Bruksel, për samitin dy ditor.
Në samitin ku merr pjesë edhe kryeministrja britanike Theresa May, në fokus do të jetë avancimi i bisedimeve të Brexit, por edhe ngjarja kryesore sot në Europë, pavarësia e Katalonjës.
Mbështetja ndaj qeverisë së kryeministrit Rahoi, u rikonfirmua nga kancelarja gjermane Merkel dhe presidenti francez Macron.