Prokuroria ka bëre gati urdhër arrestet për 8 deri ne 10 zyrtarë të lartë të policisë, të përfshirë sipas saj në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Burimet në organin e akuzës janë shumë të rezervuar por, 'Panorama' mëson se nga kjo furtunë do të preken shumë zyrtare të uniformave blu.

Gjithsesi ende për momentin nuk konfirmohet nëse në listën e zyrtareve të lartë, të cilëve iu është prerë urdhër arresti, ndodhet edhe drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit, Haki Cako.